Të paktën 15 persona, përfshirë një prift, janë vrarë gjatë një sulmi në një kishë në Republikën e Afrikës Qendrore.
Burra të armatosur me granata shënjestruan kishën e Notre-Dame de Fatima në kryeqytetin Bangui gjatë meshës të martën.
Incidenti ndodhi pranë një lagjeje ku popullsia është kryesisht myslimane, në të cilën 28 persona u vranë gjatë përleshjeve muajin e kaluar.
Republika e Afrikës Qendrore është përballur për vite me radhë me konflikte etnike dhe fetare.
Burimet lokale thanë se numri i të vdekurve të martën ishte të paktën 15./tvklan.al