Pesëmbëdhjetë transeksualë të rinj brazilianë u kërcënuan me magji të zezë vetëm që të përdoreshin për prostitucion në Murcia të Spanjës.
Policia spanjolle shpëtoi viktimat dhe arrestoi 13 persona nga rrjeti i tranfikimit të prostitucionit.
“Grupi kriminal kryesohej nga një shtetas brazilian, i cili me ndihmën e bashkëpunëtorëve në Spanjë, rekrutoi të rinjtë në Brazil, të cilët ishin në kushte të pasigurta ekonomike. Ata u mashtruan nga ideja se do vinin në Spanjë”, njoftoi policia.
Banda i përdorte për prostitucion, i detyronte të shisnin drogë dhe nganjëherë i mbyllte në banesë ku përballeshin me kërcënime e dhunë fizike. Ky rrjet u shkatërrua falë ankesës së një viktime në stacionin policor në Murica.
13 të dyshuarit e arrestuar janë mes moshës 19 dhe 60 vjeç.