Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 15 viktima nga COVID-19 duke e çuar kështu numrin total të viktimave në 1433.
Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm, 10 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, të moshave 34 – 86 vjeç.
Ndërkohë nga 4270 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 1089 qytetarë (1052 raste të reja që ishin një ditë më parë).
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 676 qytetarë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 423 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
COVID19/ 4270 testime, 676 të shëruar, 1089 raste të reja dhe 15 humbje jete në 24 orët e fundit
Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:
Janë kryer 4270 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1089 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 403 raste në Tiranë, 59 në Durrës, 56 në Lushnje, 52 në Fier, 42 në Vlorë, 39 në Lezhë, 36 në Sarandë, 35 në Elbasan, 33 në Krujë, 31 në Kuçovë, 26 në Shkodër, 25 në Berat, nga 23 raste në Kurbin, Korçë, 21 në Kukës, 18 në Kamëz, 16 në Librazhd, 13 në Gjirokastër, 11 në Kavajë, 9 në Peqin, nga 8 raste në Mirditë, Përmet, Ura Vajgurore, Bulqizë, Gramsh, nga 7 raste në Mat, Tepelenë, Malësi e Madhe, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 5 në Dibër, nga 4 raste në Pukë, Pogradec, Patos, 3 në Has, nga 2 raste në Belsh, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan, Dropull, nga 1 rast në Devoll, Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Himarë, Memaliaj, Finiq.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 676 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 50,219 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 423 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID: 10 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, të moshave 34 -86 vjeç.
COVID-19 – Statistika (5 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1089
Të shëruar në 24 orë 676
Të shtruar në spitale 423
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 4270
Testime totale 377,402
Raste pozitive 83,082
Raste të shëruara 50,219
Raste Aktive 31,430
Humbje jete 1433
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 17910
Fier 2692
Durrës 1730
Shkodër 1546
Vlorë 1544
Elbasan 1418
Lezhë 1091
Berat 972
Korçë 964
Gjirokastër 677
Kukës 478
Dibër 408