Aktualitet

10 vite burg për ish-policin, babai i Klodian Rashës: A është kjo drejtësi?














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:11 - 14/07/21 |
mapo.al

Qazim Rasha, babai i të ndjerit Klodian Rasha e ka konsideruar të padrejtë dënimin e dhënë nga Gjykata për ish-efektivit të Shqiponjave, Nevaldo Hajdarajn për vrasjen e djalit të tij. Nevaldo Hajdaraj u dënua sot nga GJykata me 15 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të kryej vetëm 10 vite heqje lirie.






Në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore, Qazim Rasha tha se këtë vendim nuk mund ta quash drejtësi kur çdo provë ishte e qartë dhe vrasja është bërë në mënyrë makabre.


Duke mbajtur lotët, ai thotë se kjo nuk ishte një vrasje e zakonshme, pasi u bë nga dora e atyre personave të cilët qytetarët i paguajnë përmes taksave për t’i mbrojtur.







“Sot është momenti që të shprehem, në radhë të parë dua t’ju falënderoj nga zemra për punën fisnike që keni bërë që nga dita e parë, pavarësisht inskenimeve që deshën të bëjnë. Falenderoj çdo person që ka trokitur në derë, çdo qytetarë që ka mbushur sheshet e vendit në protestë. Ardhja ime që nga dita e parë nuk ka qenë pa domethënie. Kjo nuk ishte një vrasje e zakonshme, ishte një makabritet që e bënte vetëm një sekt.



Ai për të cilën paguan taksat për të mbrojtur jetën, paturpësisht del dhe vret një djalë të ri në prag të shtëpisë. Pavarësisht alibisë, ngjarjes arriti deri atje sa viktima të marrë pozicionin e kriminelit, dhe krimineli u vesh me petkun e viktimës. Kjo ka tronditi themelet e mbarë shoqërisë dhe shtetit.



Kjo do më ndjekë, mesazhi që erdha unë këtu është që fëmija im u varros, por fëmijët e tjerë, gjaku i tyre është i rëndësishëm. Të shërbejë si simbolik për të gjithë ata gjyqtarë. Si mund ta quash drejtësi kur çdo gjë është e qartë dhe me një të rënë të lapsit jep gjykim të shkurtuar. Shteti të bëjë detyrën e vetë” – tha babai i Klodian Rashës.

I pyetur nëse do të ndjekë rrugë të tjera ligjore, Qazim Rasha thotë se në këtë lloj drejtësie nuk ka më besim.

“Unë kam kërkuar çdo ditë drejtësi por me këtë lloj drejtësie nuk besoj se do e gjej kurrë” – tha abai i të ndjerit.

LEXO EDHE: 

Vrasja e Klodian Rashës, polici Nevaldo Hajdaraj dënohet me 15 vite burg

1


Etiketa: , ,

Pas