Aktualitet

150 fëmijë nga familje në nevojë përfitojnë bursa 6-mujore studimi falas në TUMO














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:06 - 21/09/21 |
mapo.al

150 fëmijë që vijnë nga familje në nevojë do të përfitojnë bursa 6-mujore studimi falas në programin TUMO Tirana, në qendrën më inovatore për teknologji krijuese në vend. “Raiffeisen Invest” ka prezantuar programin e bursave dhe kriteret për përfitimin e tyre për grupmoshën 12-18 vjeç, në kuadër të marrëveshjes ndërmjet Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Bashkisë Tiranë për të siguruar gjithëpërfshirjen e fëmijëve që vijnë nga grupe të margjinalizuara.






Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në eventin prezantues të bursave u shpreh se më këtë iniciativë u sigurohet starti i barabartë 150 fëmijëve të cilët nuk kanë sot të njëjtën mundësi me bashkëmoshatarët e tyre për të investuar në dije përmes këtyre programeve inovative.


“Me këto bursa ne sigurohemi që 150 fëmijë që ndoshta vijnë nga një familje me ndihmë ekonomike, nga një familje që i është prishur shtëpia nga tërmeti, apo nga një zonë rurale të ketë të njëjtin shans si çdo fëmijë tjetër. Nëse starti është i barabartë, në finish kush është më i shpejti dhe më i talentuari, kush ka punuar dhe është lodhur më shumë, kush ka më shumë kreativitet le të dalë i pari, por ama startin ta kemi të gjithë të barabartë.







Besoj që kontributi bujar i “Raiffeisen” është pikërisht për këtë, që edhe për 150 fëmijë që vijnë nga këto rrethana ta kenë startin njësoj të barabartë dhe pastaj më i miri patjetër do shpërblehet, do duartrokitet, do vlerësohet dhe sigurisht do kompensohet me biznes, apo me një start-up që mund të hapë,” u shpreh Veliaj.



Kryebashkiaku u shpreh krenar për fëmijët që sot po ndjekin programin TUMO te Arena Kombëtare, e që më pas do zhvendoset te Piramida e cila do kthehet në qendrën më të madhe në Ballkan të Teknologjisë dhe Inovacionit.



Ne jemi shumë krenar për ju të gjithë ju! Ndoshta kur të bëheni shumë të pasur, të keni një bankë, ose një kompani tuajën do ktheheni për të dhënë mbrapsht te një brez tjetër çunash dhe gocash që ndoshta mund të ketë nevojë për një bursë, për një ndihmë apo start-up! Fakti që ne, pa bërë asnjë reklamë kemi kapur atë që pretendonim ta arrinim vitin tjetër, 1000 nxënës nga TUMO, është një rekord dhe sukses kryesisht i çunave dhe gocave që kemi këtu. Ne vitin tjetër do jemi te Piramida,” deklaroi ai.

Drejtori i “Raiffeisen Bank” Christian Canacaris, u shpreh i lumtur që vëmendja e të rinjve shqiptarë po drejtohet gjithnjë e më shumë drejt inovacionit, pasi dhe shumë kompani po kërkojnë çdo ditë e më tepër njerëz të specializuar në fushat e teknologjisë.

“Do jemi të kënaqur t’ju ndihmojmë gjithmonë që të keni të njëjtin edukim me bashkëmoshatarët tuaj në Paris, New Jersey, New York, kudo, sepse ju jeni e ardhmja e Shqipërisë. Ju lutem përdoreni këtë mundësi që keni. Ne do të bëjmë më të mirën tonë që të kemi shumë e më shumë njerëz si ju dhe për të rritur edhe qendrën Tumo,” u shpreh ai.

Objekt i kësaj marrëveshjeje është financimi me 150 bursa për nxënësit që do të frekuentojnë programin TUMO Tirana për nxitjen e aktiviteteve edukative nëpërmjet teknologjisë për nxënës të moshave 12-18 vjeç.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas