Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Romë nga policia italiane. Sipas mediave vendase shqiptarit iu gjetën mbi 150 kg hashash e 3 kg kokainë. 30-vjeçari u kap në rrugën Odoardo Giove. Në përpjekje për të fshehur një çantë shpine në motorin e tij, shqiptari është pikasur dhe ka tentuar të largohet, por shumë shpejt është arrestuar nga policia. Në çantën e shpinës atij iu gjendën vetëm 6 kg hashash, por pas kontrollit në banesë, policia gjeti edhe pjesën tjetër të drogës.