ShowBizz

150 shishe speciale ‘ketchupi’, sipas tatuazhit të Ed Sheeran







               Publikuar në : 12:58 - 14/08/19 |
mapo.al

Është zbuluar së fundmi edicioni i kufizuar i shisheve të ‘ketchupit’, që lidhen me tatuazhin me logon e Heinzit që ka në krahë këngëtari i njohur britanik Ed Sheeran.


Ka qenë vetë Sheeran që e ka bërë publike bashkëpunimin e tij për të dytin vit radhazi me kompaninë Heinz, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

Janë prodhuar 150 shishe, shifër kjo e cila përkon me 150 vjetorin e Heinzit, dhe 104 prej tyre, të nënshkruara nga vet këngëtari, mund të fitohen përmes një shorti në të cilin mund të merret pjesë falas.

Risjellim në vëmendje se nga bashkëpunimi i Ed Sheeran me Heinz u hodh në treg disa muaj më parë “Edchup”.

 

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas