Kryetari i PD, Lulzim Basha, mblodhi sot Kryesinë e zgjeruar të PD, ku morën pjesë edhe ish-deputetët e krerët e degëve lokale. Në fokus të kësaj mbledhje ka qenë organizimi i protestës së 16 marsit para Kryeministrisë.
Ai ka deklaruar se opozita nuk do pranojë një parlament ilegjitim dhe qeveri ta kapur nga krimi. “Për Ramën nuk do ketë asnjë minutë qetësi”, ka thënë Basha, duke shtuar: “Ika e Ramës është emergjencë kombëtare. Në vend nuk ka normalitet. Parlament monopartiak dhe qeveri të lidhur me krimin nuk do pranojmë”. Kreu demokrat ka kërkuar nga ish-deputetët dhe drejtuesit lokalë të PD të vijojnë fushatën e takimeve në zonat e tyre për të kontaktuar sa më shumë qytetarë për protestën e të shtunës së ardhshme.
Opozita arriti të organizojë plot katër protesta për 17 ditë para Kryeministrisë dhe ndërtesës së Parlamentit, ndërsa e pesta që është paralajmëruar në 16 mars, si më e madhja e mbajtur ndonjëherë në historinë pluraliste të vendit.