Friday, May 27, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

’16 mijë humbje jete’/ Replika Manastirliu-Basha: Po hidhni vallen e vdekjes

by mapo.al
07/10/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika, Video
0

Lideri i opozitës, Lulzim Basha dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u përfshinë nga replikat në Kuvend, gjatë diskutimeve të seancës plenare. 

Kryedemokrati ngriti edhe një herë tjetër akuza të forta ndaj qeverisë për mashtrim me numrin e vdekjeve nga koronavirusi.

Basha u shpreh se një vit më parë kanë humbur jetën 16 mijë persona më shumë se mesatarja e viteve të kaluara.

“Është diskutuar në komision këto ditë për vaksinimin dhe diferencën mes shifrave të raportuara nga qeveria dhe ato të raportuara nga institucionet ndërkombëtare. Ajo që thuhet nuk bëhet. Kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe as hera e parë që gënjejnë me pandeminë. Kanë gënjyer për ndihmën ekonomike, për rimbursimin e të prekurve nga Covid-19, por mbi të gjitha kanë gënjyer për numrin e jetëve të humbura.

Deri para 6 muajsh, ishin 16 mijë prindër, nëna, baballarë, që dergjen në vendprehjet e qyteteve, fshatrave. 16 mijë më shumë se mesatarja e viteve të kaluara dhe jo shifra të raportuara nga qeveria e rrenave. Këtë e konfirmon edhe raporti i Komisionit Europian, ku njoftohet se Shqipëria ka shtesën më të lartë të vdekjeve në Europë për vitin 2020. Të dielën që shkoi deklaroi se do t’ia dalim siç ia dolëm, ajo shprehje tingëlloi si një shuplakë për fytyrën e qytetarëve”, u shpreh Lulzim Basha.

Sipas shifrave të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë, deri tani, nga koronavirusi në Shqipëri kanë humbur jetën 2734 persona.

Manastirliu
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha duke thënë se keni 18 muaj që hiqni vallen e vdekjes.

“E keni kthyer vdekjen në refren. Keni kohë tashmë 18 muaj që hiqni vallen e vdekjes. Nuk e kuptoj përse këmbëngulni me kaq kënaqësi në retorikën e vdekjes. Akuzat shterpë nuk mund të jenë fakte ashtu sikurse shifrat nuk mund të jenë opinione”, ka replikuar Manastirliu.

Në replikën e saj Manastirliu tha se Shqipëria ja ka dalë edhe ndërkombëtarisht të menaxhojë këtë fatkeqësi.

“Shqipëria ja ka dalë edhe ndërkombëtarisht që t’i fitojë betejat e vështira të një kohe shumë të vështirë siç është pandemia e Covid19. Loja me të vdekurit është një avaz i vjetër i kësaj politike shterpë pa din e pa iman”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë i ka bërë sërish thirrje opozitës për të qenë të bashkuar në përballimin e situatës së epidemisë në vend.

Tags: BashadebateKoronavirusiManastirliureplikaVideo

JU SUGJEROJME

Ja pse Rusia po përpiqet të pushtojë Ukrainën Lindore
Bota

Ja pse Rusia po përpiqet të pushtojë Ukrainën Lindore

26/05/2022
“E vrava kolegun polic se më ngacmonte”/ Bulizmi në ambientet e punës, si mund të shpëtojmë jetë
Aktualitet

“E vrava kolegun polic se më ngacmonte”/ Bulizmi në ambientet e punës, si mund të shpëtojmë jetë

26/05/2022
7 persona të vrarë nga bombardimet ruse në Kharkiv
Bota

7 persona të vrarë nga bombardimet ruse në Kharkiv

26/05/2022
Polici tregon çfarë ndodhi mes kolegëve Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes
Aktualitet

Polici tregon çfarë ndodhi mes kolegëve Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

26/05/2022
Next Post
Kompania “Tele.Co” hajdute e klientëve të saj

Çuditë nuk kanë të sosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Ja pse Rusia po përpiqet të pushtojë Ukrainën Lindore
  • “E vrava kolegun polic se më ngacmonte”/ Bulizmi në ambientet e punës, si mund të shpëtojmë jetë
  • 7 persona të vrarë nga bombardimet ruse në Kharkiv
  • Polici tregon çfarë ndodhi mes kolegëve Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes
  • Ish-konkurrentja e “Për’puthen” heq reçipetat në mes të rrugës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In