Aktualitet

16 mijë kosovarë pajisen me vizë pune për në Gjermani





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:58 - 27/02/20 |
mapo.al

Brenda 2 viteve, rreth 16 mijë kosovarëve u janë hapur dyert për të shkuar në shtetin Gjerman. Kërkesa e tyre për të marr vizë pune në Gjermani, sa vjen dhe rritet.


Sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP, për fuqin puntore të Kosovës në Gjermani, rezulton se shtetasit e Kosovës prijnë për nga numri i aplikimeve dhe pajisjes me viza pune në krahasim me vendet tjera të rajonit.



Gjatë viteve 2016-2018, nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, janë shqyrtuar për aprovim gjithsej 204,638 kontrata pune, prej të cilave rreth 80% janë miratuar. Por, vetëm 40% e tyre janë pajisur me viza pune, ku 24% e tyre, apo 15,824 kanë qenë për kosovarët.


Sektorët ku janë pozicionuar më shumë këta persona janë ndërtimtaria, hotelieria dhe shërbimet e kujdesit, ndërsa profesionet me më së paku aplikime të suksesshme janë sektori i financave, i sigurimeve dhe i edukimit.

Pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të emigrimit në Gjermani, në mars të 2020,  pritet që potenciali i emigrimit të rritet.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas