Operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra ka vijuar dhe në Golem, Spille, Kavajë.
Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 16 parcela pa leje, 4 prej tyre në plazhe publike dhe 12 për mosplotësim dokumentacioni. Janë hequr 490 çadra dhe 980 shezlongë.
Një ditë më parë janë kontrolluar 101 parcela dhe janë liruar 28, duke hequr 802 çadra dhe 1604 shezlongë.