Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lapardha të Beratit, pasditen e sotme.
Një 16-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Mësohet se 16-vjeçari ka qenë duke korrur misër në parcelë bashke me të atin dhe ka prekur telat e korrentit, ku fatkeqësisht ka humbur jetën.
I ati ka tentuar të shpëtojë djalin, por nuk ka mundur, ndërsa edhe këtë të fundit e ka përplasur rryma elektrike dhe është dërguar ne spital.