6 kampionët e analizave të marra këtë të shtunë në fshatin Batërr të Matit kanë rezultuar negative nga COVID-19.
Burime pranë NJKVSH Mat, thanë se të gjashtë tamponët e marrë paraditen e sotme të dërguar në ISHP në Tiranë, kanë dalë jo të infektuar nga koronavirusi.
Po ashtu, burime pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat, thanë se adoleshentja e infektuar nuk ka patur kontakte të tjera pasi është kthyer në fshatin e saj të lindjes.
Nga katër kampione për analizë të marra një ditë më parë, vetëm 16-vjeçarja e cila ishte e kthyer nga Kruja ka rezoltuar pozitive me Covid-19, ndonëse nuk kishte shfaqur ende shenjat klinike të infeksionit.
Tre familjarët e tjerë rezultuan negativ, ndërsa sot u morën analizat edhe për një familje që jeton ngjitur si dhe për një familjar që dje nuk ndodhej në banesë.
Rasti i parë në Mat u zbulua këtë të shtunë ndërsa ai është importuar nga Kruja, ku nëna e adoleshentes punonte në një fasoneri në të cilën dolën disa të infektuar.