Aktualitet

Infektohet 16-vjeçarja nga Berati: Nuk kam dalë, 2 muaj më parë takova kushërinjtë e kthyer nga Greqia





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:33 - 25/04/20 |
mapo.al

Rasti i ri i shënuar me koronavirus sot në Berat është një 16-vjeçare në fshatin Kostren. Vajza ka rezultuar pozitive pas testit që i është bërë.


Ende nuk dihet si është infektuar. 16-vjeçarja ka pasur temperaturë dhe kollë, ndërsa tani është izoluar në banesën e saj duke pasur kujdesin e mjekëve.


Të gjithë familjarëve të vajzës u është bërë tamponi, po ashtu edhe stafit mjekësor, ndërsa është dezinfektuar shtëpia dhe lagjja.


Nesër pritet që të dalin rezultatet e të gjithë pjesëtarëve të 16-vjeçares ku është paraqitur para tre ditësh me temperaturë dhe kollë në urgjencën e spitalit rajonal Berat.


Më pas asaj i është marrë tamponi dhe rezultoi pozitiv me COVID-19. Vajza ka treguar për stafin mjekësor se nuk ka dalë fare dhe nuk ka pasur kontakte.

Prej dy muajsh kam takuar kushërinjtë që më kishin ardhur nga Greqia”, është shprehur ajo. Aktualisht gjendja e vajzës është e mirë.


Etiketa: , ,

Pas