Aktualitet

162 raste të reja dhe 4 viktima nga virusi në Maqedoninë e Veriut






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:30 - 01/10/20 |
mapo.al

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë bërë 1350 testime dhe janë regjistruar 162 raste të reja të Covid 19.


Shkupi vijon të ketë numrin më të lartë me infektime me koronavirus, sot janë infektuar 75 persona.


Sot Instituti për Shëndetin Publik regjistron 109 pacientë të shëruar dhe katër viktima.



Deri më tani janë bërë gjithsej 190.127 testime Covid-19 dhe janë diagnostikuar me sëmundjen që nga fillimi i epidemisë, 18 138 persona.


Numri i pacientëve të shëruar është 15068, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive është 2327. Në Maqedoninë e Veriut numërohen 743 viktima që prej fillimit të pandemisë.



Etiketa: , ,

Pas