Gazeta Mapo mëson të tjera detaje nga sekuestrimi i rreth 17 kilogramë heroinë në Portin e Durrësit këtë mbrëmje.
Burime për gazetën Mapo bëjnë me dije se droga kishte destinacion Malin e Zi.
Gjatë kontrollit në skaner, janë vërejtur modifikime në kamion, çka ka bërë që të ushtrohet një kontroll i detajuar.
Burimet bëjnë me dije se shoferi i kamionit, me origjinë nga Vlora, është arrestuar. Priten të mësohet të tjera detaje në vijim.
Kjo sasi e kapur droge në Portin e Durrësit, vjen jo më larg se një javë nga kapja e 324 kilogramë kokaine, në një kamion që kalonte tranzit në territorin shqiptar me destinacion Italinë.
Droga ishte e ndarë në disa pako dhe të ambalazhuara me firma të njohura parfumesh apo klubesh sportive.
LEXO EDHE:
https://gazetamapo.al/kapet-17-kilograme-heroine-ne-han-te-hotit-droga-e-fshehur-ne-kamion/