Aktualitet

17 kilogramë heroinë në Portin e Durrësit, kush është i arrestuari (DETAJE)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:10 - 26/06/21 |
mapo.al

Sulo Paja 55 vjeç është shoferi i kamionit ku u sekuestruan 17 kilogramë heroinë këtë mbrëmje në Portin e Durrësit. Shoferi nga Vlora, ka deklaruar pas arrestimit nga policia se s’kishte dijeni për drogën.






“Nuk kam dijeni, unë jam i punësuar, isha nisur për të marrë mallra“, mësohet të ketë thënë ai pasi u arrestua nga Policia.


Droga u dyshua në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, ndërsa kamioni më pas është dërguar drejt Portit të Durrësit për të kaluar në skaner.







Droga u zbulua në serbatorin e kamionit të mallrave ndërsa destinacion kishte Malin e Zi.



Kjo sasi e kapur droge në Portin e Durrësit, vjen jo më larg se një javë nga kapja e 324 kilogramë kokaine, në një kamion që kalonte tranzit në territorin shqiptar me destinacion Italinë. Droga ishte e ndarë në disa pako dhe të ambalazhuara me firma të njohura parfumesh apo klubesh sportive.

Lexo edhe :  Policia e Durrësit në aksion, sekuestron kokainë, pushkë sportive e fishekë


LEXO EDHE:

Nga Hani i Hotit për kontroll në Durrës, si u kap heroina, ç’thotë shoferi

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas