Kronika

17 raste të reja me koronavirus në Shqipëri – 3 janë mjekë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:43 - 08/06/20 |
mapo.al

17 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, tre më shumë se një ditë më parë. Në përditësimin e fundit, Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se rastet janë 8 në Tiranë, 6 në Shkodër dhe 3 në Kamëz.






Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe disa raste të reja në Tiranë dhe Shkodër janë në proces hetimi. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë testuar 19 personel shëndetësor, nga të cilët 3 kanë rezultuar pozitivë nga kontakte dhe 1 personel është shëruar.


Por pavarësisht shërimeve ditore, ajo që është shqetësuese është se shtrimet në spitalin infektiv vijojnë të rriten. Tomini tha se aktualisht po trajtohen 34 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre janë të intubuar.





Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar ne 945 numrin e te shëruarve nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë 284 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.

Lexo edhe :  18 tonë tritol shkaktojnë tërmet, gjithë bota me sytë te ky shpërthim (VIDEO)


Sipas task forcës së ministrisë, nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18601 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1263 raste. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 2244 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 7 %.



COVID-19 – Statistika (8 Qershor 2020)

Testime totale 18601
Testime molekulare 16357
Testime serologjike 2244
Raste pozitive 1263
Raste të shëruara 945
Raste Aktive 284

Humbje jete

34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive

Tiranë 188
Shkodër 25
Krujë 24
Kamëz 17
Durrës 10
Mat 9
Lushnje 6
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1

1


Etiketa: , , ,

Pas