Një 17-vjeçar ka humbur jetën nga koronavirusi mesditën e sotme në spitalin Covid-2.
Mësohet se koronavirusi i kishte prekur mushkëritë të miturit, i cili ishte shtruar prej një jave te “Shefqet Ndroqi”.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse i riu kishte sëmundje shoqëruese.
I mituri, ishte në terapi intensive prej 7 ditësh.
Mësohet, se po në këtë spital janë të shtruar edhe prindërit e 17-vjeçarit nga Elbasani.
8,538
Etiketa: 17 vjeçari humb jeten, Koronavirusi, shefqet ndroqi