Një vajzë 18-vjeçare me sindromën “Down” është bërë shembull frymëzimi për të gjithë. Eloida Alilaj ka arritur ta bëjë ëndrrën e saj realitet dhe tashmë punon si ndihmës stomatologe në një klinikë në Ferizaj.
Rasti është bërë publik përmes një videoje të postuar në “Facebook” nga këngëtari Sabri Fejzullahu. Artisti i njohur ka falenderuar mjekun për mundësinë që i ka dhënë vajzës, ndërsa këtë të fundit e ka cilësuar “një mrekulli më vete”.
“Pata nderin dhe kënaqësinë që në klinikën @briliantdent tek Dr. Burim Buzhala në Ferizaj ta takoj punonjësen e re, Eloidën, e cila me dashurinë e saj rrëmben zemra! Kjo vajzë është një mrekulli në vete.Lum si Burimi me që me humanitetin e zemërgjerësinë e tij ka bërë veprim të madh me rastin e punësimit të Eloidës, duke i thirrë kështu mendjes dhe ndërgjegjes së popullit dhe udhëheqësisë në trojet tona.
Mos qoftë ky akti i vetëm. Le të vazhdojmë t’i përkrahim njerëzit me sindromën Down”, ka shkruar Sabri Fejzullahu