Aktualitet

19 gola në kampionat me Atletico -Suarez ka një mesazh për drejtuesit e Barçës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:08 - 15/05/21 |
mapo.al

Ky është sezoni i tij i parë me Atletico Madrid dhe Luis Suarez po shkëlqen me fanellën e ‘Los Colchoneros’.






Skuadra drejtuar nga Diego Simeone po shkon drejt titullit të 11-të kampion dhe faktor në këtë ecuri kanë edhe 19 golat e sulmuesit nga Uruguaiani.


Lojtari u largua si i padishiruar nga Barcelona me drejtuesit e klubit katalanas të cilët e lanë të lirë me idenë që cikli i tij te blaugranat kishte përfunduar pasi mosha nuk premtonte për të luajtur akoma në nivelet më të larta, por ata u gabuan dhe Suarez u vëretetoi të kundërtën duke shfaqur repertorin e tij më të mirë.





Vitin e shkuar kam marrë shumë kritika dhe thoshin për mua se nuk isha në gjendje të garoja për kompeticione të rëndësishme, ose se te Barcelona nuk mund të tregoja një nivel të lartë.



Dhe kjo krijoi një sfidë për mua në nivelin individual që më bëri të tregoj nivelin tim të vërtetë te Atletico Madrid, u tregova të gjithëve që nuk jam i mbaruar siç mendonin disa”, ka thënë Suarez.



30


Etiketa: ,

Pas