Friday, May 20, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

19 kuvendet shqiptare të ‘500-ës

by mapo.al
19/01/2022
in Dikur, Kryesore
0

Institucioni vetëqeverisës të trashëguar ndër breza, studiuesi Gjon Marku përcakton objektin e këtij shqyrtimi në krahinën e Mirditës. Libri i tij “Mirdita-vendi i kuvendeve vetëqeverisëse”, pas dy krerëve hyrës, njëri mbi traditën kuvendore në Mirditë dhe tjetri për kuvendet e mbajtura në periudhën 1570-1912, janë trajtuar në rend kronologjik 19 kuvende, dhe një pjesë tjetër kuvende ndërkrahinore (nacionale, mbarëkombëtare) të mbajtura të gjitha këto në territorin etnografik…

Nga Kastriot Marku

Institucioni i Kuvendit prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e udhëtarëve dhe studiuesve të botës shqiptare, por në asnjë rast nuk ka pasur një përqëndrim studimor të mëvehtësishëm për të. Në veprën e tij “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, At Shtjefën Gjeçovi O.F.M., tek Libri i njimbdhetët, “Kanuni i Pleqnìs”, Nye i njiqindekaterdhetetetët, “Burrat e Malevet të Shqypnis në Kuvend” [1106-1111], jep përcaktimin për Kuvendin dhe llojin e kuvendeve, të cilat ishin pa asnjë dyshim institucioni më i epërm vendimarrës ligjvënës me fuqi ekzekutive të pakundërshtueshme në viset e Arbërit.

Ishte pikërisht ky lloj organizimi vendor, i cili kishte tagrin absolut dhe ekskluziv të fuqisë vendimarrëse në territoret ku e ushtronte veprimtarinë e tij, që të fitonte autoritetin juridik tradicional përkatës në kushtet e pushtimit turk. Mekanizmi i tij bazik i rrethrrotullohej një tjetri institucioni fenomenal sikurse ishte BESA.

Mbi këtë përcaktim të këtij institucioni vetëqeverisës të trashëguar ndër breza, studiuesi Gjon Marku përcakton objektin e këtij shqyrtimi në krahinën e Mirditës. Libri i tij  “Mirdita-vendi i kuvendeve vetëqeverisëse”, është një studim i qëmtuar kujdesshëm dhe i përftuar pas një punë të gjatë njohëse dhe kërkimore rreth institucionit të kuvendit, fenomen i cili ka një tagër të përveçëm ndër shqiptarë dhe posaçërisht në krahinën e Mirditës.

Pas dy krerëve hyrës, njëri mbi traditën kuvendore në Mirditë dhe tjetri për kuvendet e mbajtura në periudhën 1570-1912, janë trajtuar në rend kronologjik 19 kuvende gjithsej (secili si kre më vete), një pjesë e të cilave kuvende krahinore (të krahinës së Mirditës), dhe një pjesë tjetër kuvende ndërkrahinore (nacionale, mbarëkombëtare) të mbajtura të gjitha këto në territorin etnografik të krahinës së Mirditës.

Duke nisur nga kuvendi në Manastirin e Shën Mërisë së Ndërfanës (1594), i cili doli me një projekt përmes të cilit i drejtohej për ndihmë Mbretërisë së Napolit, Papës dhe Mbretit të Spanjës, projekt i cili iu dorëzua Tom Plezhës, Mark e Gjon Gjinit si dhe ipeshkvit të Shtjefnit dhe Shqipërisë së Mesme Imzot Nikollë Mejkashit për të mbërritur deri tek Kuvendi i Blinishtit (6 nëntor 1944), me përjashtim të kuvendit të vitit 1862, i cili vendosi të shkohej në ndihmë të Hotit, Grudës dhe Kelmendit të cilat kërkohej që t’i jepeshin Malit të Zi dhe atij të vitit 1944, rendi kuvendor pothuajse ka qenë i njëjtë: organizimi i qëndresës dhe i luftës kundër pushtimit turk, ku Mirdita ka mbajtur një pozicion kryesor dhe konstant.

Kuvendi i dytë ndërkrahinor i madh ishte ai që u mbajt më 15 shkurt të vitit 1602, në Shën Llezhdër (Shën Aleksandër) në Malin e Shenjtë në Orosh të krahinës së Dukagjinit (Mirditës), kryesuar nga Nikoll Mejkashi, Nikollë Bardhi dhe Gjin Gjergji, në të cilin morën pjesë 2656 delegatë përfaqësues nga trembëdhjetë krahina të vendit, vendimet e të cilit u nënshkruan nga katër krerë për secilën krahinë, gjithsej 56 të tillë.

Më 20 shkurt 1608 mbahet kuvendi në Shpal, 26 shkurt 1862 sërish në Shpal, 14 tetor 1873 në Grykë të Oroshit, 27 dhjetor 1876 në Shpal, 27 prill 1880, më 1902, më10 tetor 1908 sërish në Shpal, në mars 1911 në Rrëshen, 26-27 prill 1911 në Bisakë të Fanit, në mars 1912 në Kallmet, më 3 maj 1912 në Shpal, më 5 maj 1912 në Rubik, më 15 maj 1912 në Perlat, më 18 maj 1912 në Zejmen, më 26 qershor dhe 25 dhjetor sërish në Rubik, për t’u përmbyllur me kuvendin e fundëm në Blinisht më 6 nëntor 1944.

Bien në sy janë 7 kuvende të mbajtura vetëm në vitin 1912, vit kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë, çfarë tregon vëmendjen e shtuar rreth çështjeve organizative të kësaj ngjarjeje me rëndësi kombëtare. Në fund studimi përmbyllet me një përmbledhje rreth rëndësisë së kuvendeve të Mirditës shoqëruar me bibliografinë përkatëse të përdorur përgjatë shqyrtimit të argumetit të trajtuar.

Libri është kuruar me shumë përkujdesje dhe është shoqëruar gjithashtu me ilustrime fotografike dhe hartografike mjaft domethënëse. Ai i vjen kështu në këtë edicion të dytë i përmirësuar dhe i shtuar, çka do të thotë se ky argument me gjithë ngulmimin e thukët të autorit, përbën një shteg hulumtimi të plleshëm që meriton vëmendje të shtuar në kulturën tradicionale organizative ligjvënëse të kësaj krahine dhe jo vetëm.

Posaçërsisht mendojmë se duhet hulumtuar në të ardhmen periudha për më shumë se dy shekuj e gjysëm (1608-1862), e cila me patjetër duhet të ketë lënë gjurmë dokumentare të kuvendeve të tjera. Trajtimi i ngjeshur pa shumë hollësi përfshirë kontekstin e mbajtjes së secilit kuvend, vendin e mbajtjes, organizatorët, pjesmarrësit dhe vendimet e marra nëpër kuvendet përkatëse shoqëruar me referimet e duhura dokumentare për secilin prej tyre, sipas burimeve të botuara dhe atyre të pabotuara që autori i ka qëmtuar vëmendshëm, e bëjnë studimin në fjalë një punim referencial me rëndësi jo vetëm për krahinën e Mirditës por edhe për studime të disiplinave të ndryshme albanologjike si historia, etnografia, tradita zakonore dhe legjislative etj.

JU SUGJEROJME

Operacioni i SPAK u dekonspirua? Reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
Aktualitet

Operacioni i SPAK u dekonspirua? Reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

20/05/2022
Presidenti, Balla: Propozimet e PD-së ishin pa firma, i ftojmë sërish në bisedime
Aktualitet

Presidenti, Balla: Propozimet e PD-së ishin pa firma, i ftojmë sërish në bisedime

20/05/2022
Alibeaj: PS sapo mësoi 4 emrat që propozuam për Presidentin e ri, u tërhoq
Aktualitet

Alibeaj: PS sapo mësoi 4 emrat që propozuam për Presidentin e ri, u tërhoq

20/05/2022
40 miliardë dollarë për Ukrainën, miratohet nga Kongresi
Bota

40 miliardë dollarë për Ukrainën, miratohet nga Kongresi

20/05/2022
Next Post
Sëmundjet që mund tju shfaqen sipas muajit të lindjes!

Mos e humbisni: Njihuni me anën djallëzore të çdo shenje horoskopi

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Operacioni i SPAK u dekonspirua? Reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
  • Aksident tragjik në Fier, drejtuesi i motorit humb jetën pas përplasjes me Audin
  • Shoferi godet me shkop të moshuarën sepse po kalonte rrugën ngadalë
  • Putin bën thirrje për të mbrojtur Rusinë kundër sulmeve kibernetike
  • SHIFRA E DITËS/ BE refuzoi 18.600 shqiptarë për 2021-in, “kampione” Ukraina   



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In