Aktualitet

19 viktima dhe rreth 300 infektime në 24 orë, situata e koronavirusit në Kosovë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:21 - 17/09/21 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 19 viktima nga COVID. Ndërkohë janë konfirmuar pozitivë 279 raste të reja nga 6 mijë testime të kryera në total.






Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë në Kosovës përmes një njoftimi për media. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1200 pacientë.


“Nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes.







Sot janë shëruar 1.269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143.333. Në total numri i rasteve aktive është 12.464”, ka njoftuar Ministria.



4




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas