fbpx

Aktualitet

1913/ Intervista e djalit të Isa Boletinit: Babai im s’ka vdekur






               Publikuar në : 18:52 - 20/09/19 |
Aurenc Bebja

Gazeta franceze, “Le Journal”, ka botuar, të premten e 26 nëntorit 1915, në faqen n°3, një shkrim për Isa Boletinin dhe zërat që qarkullonin për vdekjen e tij.


Për t’u dhënë fund këtyre dyshimeve, media franceze është bazuar në gazetën italiane, “La Tribuna”, e cila ka botuar, një ditë më parë për këtë çështje, intervistën e saj me Adem Boletinin, djalin e atdhetarit shqiptar.



Çfarë i ka rrëfyer asokohe Adem Boletini medias italiane? Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

“Isa Boletini nuk ka vdekur”

Romë, 25 nëntor. – Adem Boletini, djali i Isa Boletinit, oficer në ushtrinë italiane, mohon vdekjen e babait të tij, agjitatorit të famshëm shqiptar.

I intervistuar nga “La Tribuna”, ai deklaroi se nuk ishte në dijeni se babai i tij kishte vdekur. Madje, për vdekjen e të atit flitet shpesh.

Isa Boletini ndodhet aktualisht në Cetinje, tha ai.

Pas rrethimit të Shkodrës, ai pranoi ftesën e qeverisë malazeze për të jetuar në kryeqytetin e vogël me dy vëllezërit e mi. Dy vëllezërit e mi të tjerë, bashkë me dy prej motrave të mia, janë me nënën time në Mitrovicë. Isa Boletini ka një dashuri të madhe për vendin e tij dhe dëshiron një Shqipëri të pavarur.


Etiketa: , ,

Pas