Dikur

1995/ Fjalimi emocionues i Joe Biden përpara Senatit: Sllobodan Millosheviç, kriminel lufte (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:42 - 11/11/20 |
mapo.al

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden nuk është një emër i panjohur për rajonin e Ballkanit e për shqiptarët në veçanti.


Ish senatori dhe ish zv/presidenti amerikan ka qenë gjithmonë një përkrahës i çështjes shqiptare në rajon dhe kundërshtar i hapur i politikave të diktatorit serb Sllobodan Millosheviç.


Biden mbahet mend për shumë fjalime të zjarrta kundër genocidit serb në Ballkan, por njëra prej tyre ka hyrë në histori.



Bëhet fjalë për një debat në senatin amerikan, në vitin 1995, kur SHBA diskutonte dërgimin e trupave ushtarake mas masakrave të njëpasnjëshme të serbëve mbi popullatën myslimane e jo vetëm në Bosnje Hercegovinë.


Joe Biden i kërkonte kolegëve të tij të mos heshtnin para ngjarjeve të tmerrshme që ushtria serbe po kryente mbi popullatën civile.


“Nëse ajo që po ndodh atje nuk përfaqëson interesat dhe vlerat tona, atëherë nuk kemi bërë asgjë pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo nuk përfaqëson vlerat tona.

Sa nga ata si unë, që ndodhen në këtë dhomë, dhe kanë ndjekur ngjarjet përkujtimore të Holokaustit, kanë përsëritur refrenin “kurrë më, kurrë më”. Përsëri në të njëjtin kontinent dhe në tël njëjtën afërsi me kampet e vdekjeve. Po ndodh e njëjta gjë sërish. Por këtë herë nuk janë hebrenj, por kryesisht janë myslimanë.

Në 1935, 37, 39, 41 dhe 43, po të kishin qenë katolikë si unë apo prostestanë si shumë këtu, bota do të kishte reaguar shumë vite më herët. Por kur ndodhi me hebrenjtë bota bëri një sy qorr. Unë sygjeroj të mos jetë kështu. Të mos ketë myslimanë që shkojnë në kampet e përdhunimit, të mos ketë myslimanë që zhduken”, deklaronte Biden.

Lexo edhe :  Pasioni i Biden-it për makinat është trashëguar nga babai i tij i cili ishte një tregtar makinash (VIDEO)

Më pas senatori i Delaware shënjestronte Sllobodan Millosheviçin dhe udhëheqësit serbë në Bosnje-Hercegovinë si kriminelë lufte.

Milotiç, udhëheqësi i serbëve në Bosnje, nuk është më i mirë se Hitleri. Ai është një kriminel lufte. Edhe Radovan Karaxhiç është një kriminel lufte. Mund të shtoj se edhe presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç është një kriminel lufte gjithashtu. Megjithëse nuk është paditur deri tani”, shprehej Joe Biden në fjalimin e tij të zjarrtë dhe emocionues.


Etiketa: , , , ,

Pas