Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për grupin që trafikoi 2.5 ton hashash drejt Italisë. Gjykata ka dënuar me 15 vite burg Euron Hotin, 13 vite Malton Lleshin dhe 16 vite Aurel Lazen, por për shkak se bashkëpunoi me drejtësinë Aurel Laze u dënua me 2 vite. Ndërkohë, gjykata dënoi edhe 3 punonjës të doganës me 2 vite burg, konkretisht Gëzim Dervishin, Agron Kapllanin dhe Mikahil Hilën.
I pafajshëm, është shpallur Altin Katundi. Grupi u hetua dhe gjykua për trafikimin e lëndës narkotike, e cila kaloi me portin e Durrësit, por u sekuestrua në Ankona të Italisë. Në lidhje me të njëjtin rast trafiku, është duke u gjykuar edhe një grup tjetër, ku si i pandehur është marrë edhe nënkomisari i Fierit, Festim Lelaj