Kryesore

2 dekada që na këndojnë rrubinetat dhe premtimi i Ramës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:19 - 17/11/20 |
Mapo.al

Dikush mund të ketë qënë në gjimnaz, dikush në fillore, dikush duke dalë në pension, një tjetër në pritje të rritjes së pagës, një amvisë e stresuar, një e sapomartuar, një gjyshe që gatuan çdo ditë, një studente me shtëpi me qira, njëri pronar bari, apo sipërmarrës, dhe sekush, qytetar i zakonshëm i Tiranës në fund të fundit.


Të gjithë këta, në vitin 2000, kur Edi Rama u bë kryetar Bashkie, kanë dëgjuar premtimin për ujë 24 orë në ditë pa ndërprerje.


Nanuritën endrra.



E dëgjuan prapë në vitin 2003.


Do të keni ujë 24 orë në ditë, oshëtiu vesh më vesh në vitin 2007.


Në motin e 2011-tës, e njëjta këngë.

Pas një ndërpreje, erdhi Edi Rama në krye të gjithë punëve të vendit. Dhe në 2015, rimori sërish edhe bashkinë e Tiranës.

Lexo edhe :  Akuzat ndaj kreut të PD/ Rama: Temë kombëtare - Basha: Përfiton Serbia

Hem kryeministër, hem kryebashkiak.

E trishtë, e zymtë dita sot, në këtë mesnëntor, kur Edi Rama sërish premtoi. Mandatin e ardhshëm, do të kemi ujë 24 orë në ditë.

Për Tiranën, pas 20 vitesh, ai tha se furnizimi është pak mbi mesataren.

Po fajin e kanë të gjithë, që nga Adil Çarçani, tek Saliu, e tek Luli.

Edi Ramës nuk i mjaftuan dy dekada për të sjellë ujin në Tiranë.

I duhen edhe 4 vite që rrubinetat të mos renkojnë, e të sjellin hare në kryeqytet.


Etiketa: , ,

Pas