Aktualitet

2 lojtarë rezultuan me Covid-19, i gjithë ekipi i Partizanit i nënshtrohet testit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:55 - 09/07/20 |
mapo.al

Dy prej lojëtarve të skuadrës së Partizanit, Deian Boldor dhe Besnik Ferati rezultuan pozitiv me COVID-19. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi, ndërkohë që në një njoftim të dytë thotë se në mbrëmje i gjithë ekipi i është nënshtruar testit.


Rikujtojmë që të premten Partizani ka planifikuar një takim me Tiranën, por duhet të presim përgjigjet e testit për të parë si do veprohet.


Ndërsa dy futbollistët  e infektuar janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë vetëkarantinuar.



NJOFTIMI

FK Partizani njofton se gjithë ekipi ka kryer testet për COVID-19. Në zbatim të udhëzimeve të protokollit shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale, si dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, të gjithë lojtarët dhe stafi u nënshtruan tamponëve sonte në mbrëmje, mbasi dy prej pjestarëve të skuadrës Deian Boldor dhe Besnik Ferati rezultuan pozitiv me COVID-19. Testimi për të gjithë skuadrën është kryer për efekt të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në prag të takimit ndaj Tiranës në program ditën e premte.

LEXO EDHE:

Tronditet Partizani, dy lojtarë preken nga COVID-19


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas