Aktualitet

A do ta shpërndani Parlamentin? Ja si përgjigjet Meta





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:10 - 24/02/20 |
mapo.al

Në një intervistë për emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, sa i përket shpërndarjes së Parlamentit, Ilir Meta shprehet se do të jetë në sintoni të plotë me qytetarët në tubimin e 2 Marsit para kryeministrisë.


Ilir Babaramo: Nëse qytetaret më datë 2 mars qytetarët iu kërkojnë të shpërndani parlamentin, do ta bëni?



“Unë jam i sigurt që do të jemi në një sintoni të plotë me qytetarët. E rëndësishme është nëse ata pranojnë apo nuk pranojmë më që një grup puçistësh të rrëmbejnë çdo të drejtë të tyre kushtetuese dhe njerëzore, të lirisë së tyre, të llogaridhënës në këtë vend para tyre që paguajnë taksat edhe që paguajnë borxhin që po shkon në stratosferë.


Dhe të jenë të sigurt se presidenti do të bëjë detyrën e tij në mënyrën më shembullore për rivendosjen e rendit kushtetues dhe do t’i kërkojë të gjithëve të bëjnë detyrën e tyre, të gjithë aktorëve të tjerë. Këtu nuk mund t’i shmangemi dot kësaj historie. Jemi në një përballje finale me puçistët, nuk ka temë tjetër më të rëndësishme në Shqipëri deri në momentin që do të zgjidhim këtë çështje.“-deklaroi Meta

Ilir Babaramo: Dhe atë akt do ta bëni në atë moment, që atë ditë?

“Çdo ditë do të ketë detaje të reja.”-tha Meta.

LEXO EDHE: 

2 Marsi/ Meta: Po dal në fushë-betejë për t’i bërë paralajmërimin e fundit grupit puçist

Kallëzimi i Gjonajt, Meta: ‘Perla’ që bëri ishte çmenduri, nxorën një alibi, por u zbuluan


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas