Aktualitet

2 marsi/ Zëdhënësi i Metës me deklaratë të fortë: Asnjë hap pas, vdekje grushtit të shtetit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:09 - 22/02/20 |
mapo.al

Tedi Blushi, zëdhënësi i presidenti Ilir Meta falenderon mijëra shqiptarët, sipas tij, për mesazhet e solidaritetit në mbështje të kreut të shtetit, lidhur me protestën e paralajmëruar për në datën 2 mars. Blushi shkruan në rrjetet sociale se nuk do të ketë asnjë hap pas, ndërsa grushti i shtetit, shton ai, është i destinuar të vdesë.


Së bashku në 2 mars në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’! Asnjë hap pas! “Vdekje” grushtit të shtetit! Liri Shqipërisë dhe shqiptarëve! Rroftë Kushtetuta! Rroftë Shqipëria! Për Kushtetutën. Për Shqipërinë”, shkruan Blushi.




Presidenti Meta i ka ftuar qytetarët pasditen e 2 marsit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke iu dhënë fjalën se shumë shpejt s’do ketë vetëm një institucion që është në mbrojtje të kushtetutës, por gjithë institucionet që janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do i kthehen popullit shqiptar.

Në këtë datë, kreu i shtetit ka paralajmëruar se do të firmosë dekretin e parë për shpartallimin e grushtit të shtetit, por ende nuk është e qartë se cili do të jetë vendimi i presidentit.


Etiketa: , , , ,

Pas