Aktualitet

2 mesazhet e forta të Bashës: Drejtësi përmes ligjit, largim i Ramës





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 21:34 - 08/07/19 |
mapo.al

Në fjalimin para mijëra protestuesve tek Kryeministria, lideri i opozitës tha se përpjekja 6-vjeçare e PD, këmbëngulja dhe qëndresa, triumfoi. “Këto përpjekje po sjellin ndryshimin e madh. Jo vetëm largimin e kësaj qeverie, por ndryshimin e thellë të vendit”, tha Basha, i cili shprehu besimin se shqiptarët janë të etur, jo për ndryshim të përkohshëm e ndryshim fals, por ndryshim të vërtetë.


“Jo ndryshim fasadë, por një ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe truamave të tranziçionit. Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perendimore”, u shpreh lideri i opozitës, i çili ka folur edhe për mënyrën sesi duhet të zgjidhet kriza në vend.



“Kriza duhet të zgjidhet dhe do të zgjidhet me parime, dhe jo me pazare. Kjo krizë do të zgjidhet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ata që e kanë sjellë vendin në këtë vend, ata që sollën krimin në politikë, ata që u korruptuan, nuk do të dalin nga kriza si shpëtimtarë, por si përgjegjës.Vetëm kjo e shpëton të ardhmen evropiane të Shqipërisë: Nxjerrja e politikanëve të lidhur me krimin para drejtësisë së pavarur. Vetëm drejtësia përmes ligjit”.


Lideri i opozitës e tha qartë mesazhin e tij.

Dua ta deklaroj para gjithë botës: Derisa të dalin para drejtësisë, ata që vodhën votat e shqiptarëve, bashkë me krimin, nuk do të ketë zgjidhje politike. Ne do të bëjmë ç’do përpjekje. Do të përdorim ç’do mjet për t’i nxjerrë ata para drejtësisë”.

Basha ka edhe një mesazh të fortë për Edi Ramën.

“Bashkë me ta, do të largojmë Edi Ramën nga pushteti. Njeriun që e solli krimin në politikë, njeriu që ia la shtetin në dorë krimit” – ishte një nga mesazhet kryesore që dha gjatë protestës kreu i opozitës. “Pa u larguar Edi Rama nga pushteti: Nuk do të ketë drejtësi. Nuk do të ketë zgjedhje të lira. Nuk do të ketë demokraci. Nuk do të ketë integrim në BE”– u shpreh Basha.


Etiketa: , ,

Pas