Sunday, March 26, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

2 milionë Amnistia fiskale, pse Perëndimi beson se ajo mund të jetë edhe 20 milionë

Anët negative të amnistisë fiskale, nëse ajo ka qëllimin e saj të mirë, mbizotërojnë karshi atyre pozitive, çka i ka bërë skeptikë perëndimorët për të mos e pranuar atë. Vetëm ngritja e një sistemi të besueshëm të  organeve ligjzbatuese do të mund të garantonin një proces të tillë, që ai të kishte sukses

by us er1
04/10/2022
in Aktualitet, Ekonomi, Kryesore, Shqipëria
0

Aranit Muraçi

Amnistia fiskale ka ngjallur debate politike dhe përmes vendosmërisë së maxhorancës për ta çuar atë përpara është përballur me kundërshtimin e opozitës dhe skepticizmin e vendeve perëndimore.



Sipas projektligjit që është propozuar për miratim, nga qeveria, çdo individ shqiptar mund t’i depozitojë paratë në sistemin bankar, deri në 2 milionë euro, për t’i legalizuar ato.

Amnistia i ka të dyja anët e medaljes.

Ana pozitive është se Amnistia fiskale ul informalitetin dhe ndikon në rritjen e ekonomisë. Më shumë para në sistem, sidomos valutë, i japin më shumë gjallëri, zhvillim, dhe qëndruësshmëri ekonomisë.

Por më së shumti ajo ka anë negative dhe kjo është arsyeja pse ambasadat e vendeve të huaja nuk pajtohen me projektligjin.

Askush nuk besohet se ka fituar 2 milion euro, me djersën e ballit, pa pasur një biznes, qoftë në Shqipëri apo në emigracion. Madje as 100 mijë euro! Dhe dimë se çdo biznes i vogël është i regjistruar dhe detyrohet të paguajë taksat. Nëse paratë janë fituar nga evazioni fiskal ky i fundit  është vepër penale, çka inkurajon që në të ardhmen ai të thellohet nëse legjitimohet.

Ana tjetër negative është inkurajimi i parave të pista. Supozohet se dikush që i ka fituar përmes trafikut të lëndëve narkotike, sërish do të inkurajohet për të vazhduar aktivitetin e tij. Legalizimi i parave të pista do të thotë po ashtu, se konkurrenca e një biznesi që ngrihet me para të pista do të demoralizojë biznesin e ndershëm.

Vetëm në Britaninë e Madhe, raportet e fundit të autoriteteve ligjzbatuese tregojnë se grupet kriminale shqiptare qarkullojnë rreth 7 miliardë euro në vit nga trafiku i lëndëve narkotike. Një pjesë të parave, sipas raportit, ata i kthejnë për t’i investuar në vendin e tyre

Supozohet se limiti prej 2 milionë eurosh është vendosur për të mos iu dhanë mundësi që të amnistojnë paratë e fituara në rrugë të paligjshme trafikantëve apo grupeve kriminale. Por si mund të parandalohet një trafikant, që 20 milionë euro t’i përpjestojë mes 10 të afërmve të tij, ose njerëzve të besueshëm?

Shqipëria nuk ka organe të besueshme ligjzbatuese, të cilat mund të garantojnë një amnisti të dobishme për ekonominë tonë. Zyrtarët e korruptuar mund të joshen nga ryshfeti për të legalizuar paratë e kriminelëve të fituara në rrugë të paligjshme dhe të pengojnë ose të vënë në dyshim, nga tjetër, ata të cilët vërtet e kanë të nevojshme të amnistohen sipas asaj që parashikon projektligji.

Aktualisht sipas ligjeve në fuqi, qoftë edhe 1 mijë lekë të vjetra më tepër se limiti i përcaktuar prej 1 milion lekë, penalizon njerëzit më të ndershëm dhe pa kulturë juridike, pasi iu duhet të përballen me burokraci dhe pengesa nga më absurdet për t’i deklaruar ato.  Që do të thotë se vullneti, në këtë drejtim ka munguar.

Prandaj, anët negative të amnistisë fiskale, nëse ajo ka qëllimin e saj të mirë, mbizotërojnë karshi atyre pozitive, çka i ka bërë skeptikë perëndimorët për të mos e pranuar atë. Vetëm ngritja e një sistemi të besueshëm të  organeve ligjzbatuese do të mund të garantonin një proces të tillë, që ai të kishte sukses. Ndoshta ekonomia shqiptare ka sot më shumë se kurrë nevojë që të gjallërohet me  paratë e shqiptarëve që mbeten jashtë sistemit, por ajo nuk është ende gati për t’i pranuar ato. /Liberale.al/

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Next Post
Opinion i DW: Paketa gjermane e ndihmës ka hapur orekse në BE

Opinion i DW: Paketa gjermane e ndihmës ka hapur orekse në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In