Aktualitet

2 milionë $ dëm shtetit – Arrestohet në aeroport ish-kreu i AKBN, Klodian Gradeci








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:29 - 27/10/20 |
mapo.al

Arrestohet ish-kreu i Hidrokarbureve në AKBN, Klodian Gradeci. Gradeci ishte shpallur në kërkim për abuzim me detyrën, së bashku me zyrtarë tjerë të kësaj agjencie shtetërore.


Ai u vendos në pranga në aeroportin Nënë Tereza, i porsa kthyer nga Turqia, ku u arratis një ditë para se të mbahej aksioni i Policisë për arrestimin e gjashtë zyrtarë të AKBN-së, gjithashtu të përfshirë në skemë korruptive.


Prokuroria pretendon se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë shkaktuar shtetit dëm në vlerën e 2 milionë dollarëve.



“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit pòlicor të koduar “Akciza”, i finalizuar më datë 06.10.2020, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. G., 45 vjeç, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës””, njofton Policia e Tiranës.


Gradeci nuk e ka të pastër CV-në e tij sa i takon skandaleve dhe hijeve korruptive.


Me herët, në detyrën e drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), Gradeci dha dorëheqjen pas skandalit me DH Albania, një kompani fantazmë e cila fitoi tenderin prej 12 milionë eurosh për linjën e transmetimit të energjisë Burrel-Peshkopi.

Ndaj tij rëndojnë tashmë akuzat për veprën penale “Shpërdorim detyre”, “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Kontrabandë mallrash pa akcizë” dhe “Fshehje të ardhurash”.

LEXO EDHE: 

Njeriu i skandaleve Klodian Gradeci


Etiketa: ,

Pas