Aktualitet

2 milionë $ dëm shtetit – Lihet në burg ish kreu i AKBN, Klodian Gradeci








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:45 - 29/10/20 |
mapo.al

Lihet në burg ish-kreu i AKBN-së, Klodian Gradeci.


Nën akuzën për shpërdorim detyre, Gjykata Penale e Tiranës la në fuqi mesditën e sotme masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Klodian Gradeci.


Ai kërkoi një masë më të butë sigurie, me argumentin se është sëmurë, por kërkesa nuk u mor parasysh nga trupi gjykues.



Ish-kreu i AKBN-së u arrestua dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit, i porsa kthyer nga Turqia, ku u arratis një ditë para se të mbahej aksioni policor për arrestimin e 6 zyrtarëve të tjerë të AKBN-së, gjithashtu të akuzuar për shpërdorim detyre.


Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë shkaktuar  shtetit dëm në vlerën e 2 milionë dollarëv, sipas Prokurorisë.


LEXO EDHE:

Njeriu i skandaleve Klodian Gradeci


Etiketa: , , ,

Pas