Aktualitet

2 orë tensione/ Ikën Rama, opozita mbyll protestën në Shkodër






               Publikuar në : 21:09 - 20/06/19 |
mapo.al

Rikthehet normaliteti në Shkodër pas dy orë tensionesh mes protestuesve të PD dhe forcave të rendit. Kryeministri Edi Rama ka mbaruar fjalimin në orën 20:50 dhe rreth orës 21:00 kreu i qeverisë është larguar nga kryeqendra e veriut.


Pas këtij momenti janë shpërndarë edhe protestuesit e opozitës. Më herët pati përplasje mes mbështetësve të opozitës dhe FNSH-së, të cilët përbënin kordonin e sigurisë në pedonalen “Kolë Idromeno”, ndërsa pak metra më tej zhvillohej mitingu elektoral i socialistëve.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi dhe ish-deputeti i PD Flamur Noka iu kanë bërë thirrje njerëzve që të mos qëllojnë. Policia ka qenë duke u tërhequr dhe mesa duket, në këtë moment, forcat e policisë janë qëlluar nga protestuesit.

Më herët, pikërisht sot, në Shkodër u zhvillua një protestë e qytetarëve kundër ardhjes në qytet të Edi Ramës. Qytetarë të shumtë u përplasën me policinë, e cila përdori edhe gaz lotsjellës ndaj tyre.

LEXO EDHE:

Tensione në Shkodër, policia përdor gaz lotsjellës, disa të lënduar

Voltana Ademi: Kemi dalë të marshojmë, jo për dhunë

FOTO/ Momentet e tensionit mes protestuesve e policisë në Shkodër


Etiketa: , , , ,

Pas