Aktualitet

2 organizata letër Ambasdorëve: Shembja e Teatrit është çështje e demokracisë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:22 - 24/05/20 |
mapo.al

Organiztat Instituti i Studimeve Politike dhe Organizata Promotore ‘Open Data’ i janë drejtuar Ambasadorëve, Diplomatëve, Organizmave Ndërkombëtar në Tiranë, me një letër ku renditen fakte dhe zhvillime që lidhen me Shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.


Letra ka për qëllim të krijojë vëmendje se Shkatërrimi i Godinës së Teatrit Kombëtar është thellësisht një çështje e shtetit të së drejtës dhe demokracisë.


Letra e plotë


AIS dhe ISP kanë ndjekur me shqetësim zhvillimet e lidhura me Godinën e Teatrit Kombëtar. Veprimet institucionale të finalizuara në datën 17 Maj 2020 me prishjen e Teatrit. Momente të rëndësishme të zhvillimeve janë listuar në dokumentin “Përmbledhje e fakteve të përgatitura” dhe që dëshirojmë të ndajmë me Ju.


Kjo përmbledhje hedh dritë mbi faktin se Debati mbi Shkatërrimin e Teatrit Kombëtar nuk është thjesht pjesë e konfliktit estetik apo partiak në vend. Aktet, Veprimet, Mosveprimet Institucionale sikurse Operacioni polic i daton 17 maj janë thellësisht elemente qe lidhen me Shtetin e së Drejtës dhe Demokracinë.


E gjithë veprimtaria e Parlamentit, Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Tiranë në rastin e Teatrit Kombëtar është hartuar dhe zhvilluar në opinionin tonë, në kundërshtim me Kushtetutën. Parlamenti shqiptar ka hartuar një ligj të posaçëm për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar. Duke hequr praktikisht dorë nga ligji i ri, Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu edhe Vendimin, por për të njëjtin qëllim – prishjen e teatrit. Të dy këto akte janë kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit i ka pranuar (të dyja) dhe ka konfirmuar se do t’i gjykojë sapo të plotësohet kuorumi.

Pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, fshehurazi dhe kundër të gjitha parimeve dhe normave të ligjit, Këshilli Bashkiak i Tiranës brenda një dite miratoi shkatërrimin e ndërtesës së teatrit kombëtar dhe brenda 24 orësh ky vendim u ekzekutua në 4.30 të mëngjesit nga Policia e Shtetit. Policia e Shtetit ka përdorur dhunë joproporcionale dhe veprimet e saj janë në shkelje të të drejtave të njeriut, në dëm të jetëve të artistëve dhe aktivistëve që ishin brenda ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Ky veprim erdhi pas dy vjet lufte midis autoriteteve shqiptare dhe një pjese të komunitetit artistik shqiptar dhe shtetasve që synonin “të shpëtonin” ndërtesën nga planet e qeverisë.

Në vend që të merrnin kohë për të shqyrtuar ligjishmërinë e vendimit të tyre dhe për të hapur dialogun me shoqërinë civile dhe ekspertët, autoritetet shqiptare vendosën të përdorin ditën e fundit të masave të posaçme të urgjencës shëndetësore të marra në përgjigje të epidemisë së COVID19, për të shkatërruar teatrin.

Ne u bëjmë thirrje Organizatave Ndërkombëtare, BE-së dhe miqve të Shqipërisë të ndjekin nga afër zhvillimet në procedimin në gjykatën kushtetuese të kërkesave të Presidentit Të Republikës, për të mbikqyrur të gjitha veprimet e autoriteteve të prokurorisë.


Etiketa: , , ,

Pas