2 persona kanë vdekur dhe 20 rezultojnë ende të zhdukur nga stuhia e fuqishme që goditi Francën jug-lindore dhe Italinë veri-perëndimore.
Stuhia me emrin Aleks, solli erëra të ashpra dhe shi të rrëmbyeshëm, duke shkaktuar dëme serioze në disa fshatra të Nicës në Francë; si ura, rrugë dhe shtëpi të shkatërruara.
Në Italinë veri-perëndimore, përmbytja u përshkrua si “historike”. Një pjesë e një ure mbi lumin Sesia u shemb.
Më e fundit në Francë
Kryeministri francez Jean Castex ka mobilizuar ushtrinë dhe ka lëshuar fonde emergjente për të trajtuar përmbytjet e cilësuara si më të këqijat në dekada në Francën jug-lindore. “Ka shumë njerëz për të cilët nuk kemi asnjë lajm”, tha Castex.
Bernard Gonzalez, prefekt i rajonit Alpes-Maritimes,iu kundërpërgjigj duke thënë: Vetëm se të dashurit e tyre nuk kanë qenë në gjendje të vendosen në kontakt nuk do të thotë që ata janë prekur nga stuhia.
Agjencia meteorologjike Météo-France tha se 450 mm (17,7 in) shi ra në disa zona gjatë 24 orëve – ekuivalenti i gati katër muajve në këtë kohë të vitit, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Goditja më e rëndë u shfaq në rajonin jugor të Alpeve, me dëmtime serioze në luginat Roya, Tinne, Esteron dhe Vesubie. Një banor 29-vjeçar i Roquebillière tha për Agence France-Presse: Kam humbur gjithçka, por fatmirësisht jemi gjallë.
Të premten, stuhia përfshiu gjithashtu bregdetin perëndimor të Atlantikut të Francës, duke bërë që dhjetëra mijëra shtëpi të humbnin energjinë.
Më e fundit në Itali
Një zjarrfikës 53-vjeçar në luginën Aosta vdiq gjatë një operacioni shpëtimi. Ndërsa një 36-vjeçar ndërroi jetë pasi ra së bashku me automjetin e tij në rrjedhën e një lumi në rajonin e Piemonte-s.
Një pjesë e një ure kryesore mbi lumin Sesia në provincën Vercelli të Piemonte-s, u shemb pak pasi ishte rihapur të shtunën pasdite. Në pjesën tjetër të Piemonte-s, rrugët e disa fshatrave u bllokuan nga shirat.
Situata atje u përshkrua si “jashtëzakonisht kritike” nga zyrtarët. Presidenti i Piemonte Alberto Cirio i tha La Stampa se 630 mm shi kishte rënë për 24 orë, një sasi “e padëgjuar që nga viti 1954”.
Stuhia preku gjithashtu rajonet veri-perëndimore të Lombardisë dhe Ligurisë. Ndërsa qyteti i Venecias, i përgatitur për ujëra të larta pasi pësoi stuhi të dhunshme në gusht, u mbrojt me sukses nga një sistem pengesash i shpallur së fundmi plotësisht funksional.