2 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit. Një 78-vjeçare nga Tirana dhe një 83-vjeçar nga Durrësi kanë humbur jetën ditën e djeshme. Ka shkuar në 58 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë.
“Në 24 orët e fundit, referuar shërbimit infektiv, një paciente 78 vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë trajtimin intensiv në reanimacion dhe një pacient 83 vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar”, – thotë Ministria e Shëndetësisë.
LEXO EDHE:
64 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shërohen 54 qytetarë