Aktualitet

2 të vdekur nga shembja e skelës, pamje nga vendi i ngjarjes/VIDEO






               Publikuar në : 16:30 - 16/08/19 |
mapo.al

Dy të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci nga shembja e skelës së një apartamenti në kryeqytet. Punëtorët po punonin për fasadën e pallatit, kur skela është shembur duke i zënë ata poshtë. Në vendin e ngjarjes humbën jetën Orjan Kodra 36 vjeç dhe Ergys Brahimaj 31 vjeç, ndërsa mbetën të plagosur Genti Bardhi 44 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç, të cilët u dërguan në spitalin e Traumës.



MAPO siguron foto dhe video nga vendi i ngjarjes. Mësohet se punëtorët po punonin në lartësinë e pallatit për të çmontuar skelën, pasi kishin përfunduar restaurimin e fasadës së objektit.

<
>
pallati4 pallati3 pallati1 pallati ne tirane skela4 skela3 skela1

Mungesa e kushteve të sigurisë në punë dyshohet të ketë qenë shkak për këtë ngjarje të rëndë që tronditi kryeqytetin.


Etiketa: , , ,

Pas