Aktualitet

2 turqit dhunojnë policët në Rinas, nuk i lejuan të futeshin në Shqipëri





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:43 - 07/07/20 |
mapo.al

Policia Kufitare në Rinas, ka arrestuar 2 turq, të cilët dhunuan punonjësit e policisë në Rinas. Atyre nuk iu lejua hyrja në vendin tonë dhe kanë tentuar të futen duke dhunuar policët.


Këta shtetas kanë kundërshtuar me dhunë kontrolloret e Policisë Kufitare gjatë intervistimit, pasi nuk plotësonin kriteret për të hyrë në Shqipëri dhe më pas kanë tentuar të vijonin lëvizjen me dhunë“, – thotë policia.


Njoftimi


Policia Kufitare arreston 2 shtetas të huaj, për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë.


Më datë 06.07.2020, në PKK Rinas, nga shërbimet e Policisë Kufitare u arrestuan në flagrancë dy shtetas të huaj, H. Z., 35 vjeç dhe A. Ç., 29 vjeç, të dy lindur dhe banues në Turqi.

Këta shtetas kanë kundërshtuar me dhunë kontrolloret e Policisë Kufitare gjatë intervistimit, pasi nuk plotësonin kriteret për të hyrë në Shqipëri dhe më pas kanë tentuar të vijonin lëvizjen me dhunë.

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale ”Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ”Goditje për shkak të detyrës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas