Kronika

2 viktima nga koronavirusi në vendin tonë në 24 orët e fundit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:19 - 21/09/20 |
mapo.al

Vijon të jetë shqetësuese situata epidemiologjike në vendin tonë. Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 2 viktima nga COVID-19. Në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me COVID-19 një 75-vjeçar nga Tirana dhe një 85-vjeçar nga Shkodra.


Ndërkohë që nga 809 testime të kryera ka patur 150 raste pozitive me koronavirus. Fatmirësisht 55 persona janë shëruar.


Në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë nga të cilët 16 janë në terapi intensive dhe 5 të intubuar.


COVID-19 – Statistika (21 Shtator 2020)
Testime totale 80539
Raste pozitive 12535
Raste të shëruara 6995
Raste Aktive 5176
Humbje jete 364 (Qarku Tiranë 174, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).


Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2550
Durrës 564
Shkodër 376
Lezhë 300
Elbasan 299
Korçë 245
Fier 236
Vlorë 191
Kukës 146
Berat 117
Dibër 76
Gjirokastër 76


LEXO EDHE: 

150 raste të reja me koronavirus, qytetet ku është shpërndarë infeksioni


Etiketa: ,

Pas