Kreu i PD u shpreh se ai është në krye të koalicionit më të madh ndonjëherë në këto zgjedhje.
Në këtë koalicion ka edhe parti që kanë qënë shpesh kritike me PD, u shpreh Basha.
Ai tha se nuk ka asnjë dyshim se kandidati i këtij koalicioni për kryeministër, është ai.
Po ashtu, Basha shtoi se prej 8 muajsh me matjet në opinion që janë bërë, rezulton se ai për mënyrën si ka drejtuar opozitën apo se ai do të qeverisë nesër, ka më shumë pëlqyeshmëri se Edi Rama.
I pyetur për garancitë që duhet të kenë njerëzit, se pas 25 prillit do ketë ndryshim e përmirësim, Basha tha se PD ka dy vite që punon në këtë drejtim.
Kreu i PD tha se opozita është gati ta shpalosë alternativën e saj. Ai shtoi se sot është mbyllur pjesa e platformës për ekonominë.