ITALI – Një klan familjar, i organizuar mirë, pothuajse i padepërtueshëm falë lidhjeve farefisnore, por megjithatë, policia italiane ka arritur të çojë në burg tetë burra pjesëtarë të bandës. Akuzat: trafikimi ndërkombëtar i drogës dhe shfrytëzimi i prostitucionit.
Ata shfrytëzonin gratë rumune për prostitucion për të financuar investimet e kokainës. Ky operacion u krye nga ekipi i policisë së Milanos, në bashkëpunim me policinë shqiptare, e cila konfiskoi një apartament, dy llogari rrjedhëse dhe dy makina në pronësi të të dyshuarve.
Hetimet ndaj tyre nisën në prill 2017, ku agjentët ranë në gjurmët e një grupi kriminal të organizuar dhe me lidhje të ngushta midis tyre. Ata janë të gjithë nga e njëjta familje nga qyteti i Lezhës. E gjitha filloi në prill 2017: atëherë agjentët filluan hetimet falë rezultateve të krimeve të tjera penale të kryera nga prokurorët e Monza dhe Treviso.
“Ilgiornale” shkruan sot se grupi vitet e fundit, kishte importuar sasi të mëdha të drogës, me normën prej 15-20 kg kokainë për secilën ngarkesë e fshehur nëpër kuti dhe më pas droga shpërndahej me shqiptarë të tjerë.
Banda gjithashtu bëri investime në sektorin e shitjes së drogës, financuar edhe falë asaj që u fitua në mënyrë të paligjshme, por në një fushë “krejtësisht të ndryshme”. Ata përdornin shtatë vajza, shumica me origjinë rumune, të detyruar në prostitucion në brendësi të Milanos dhe në krahinën e Monzës dhe të aftë të garantojnë 300-400 euro secila në mbrëmje.