Gjesti i bërë nga Cristiano Ronaldo në përfundim të sfidës mes Juventusit dhe Atletikos së Madridit, sfidë që u fitua me rezultatin 3-0 nga ana e bardhezinjve, është vendosur të ndëshkohet nga UEFA.
Qeveria e futbollit europian ka ndëshkuar yllin e Juventusit me 20 mijë euro gjobë, për gjestin e “los huevos” të bërë nga portugezi, një përgjigje për atë që bëri Simeone në Madrid, i cili gjithshtu u ndëshkua nga UEFA po me 20 mijë euro gjobë./MAPO.AL/