Katër kushërinj janë arrestuar nga policia pasi kanë dhunuar 38-vjeçarin Ylli Kacoli, i cili shpërndau një rrjetet sociale një video ku një banor deklaron se partia në pushtet i ka dhënë 20 mijë lekë për katër vota.
Banori tha në video se paratë janë shpërndarë nga vetë policia. Një denoncim që solli shumë reagime.
Në pranga janë vënë Mirash Paplekaj 46 vjeç, banues në Torovicë, Gëzim Paplekaj 50 vjeç banues në lagjen Besёlidhja Lezhe, Donald Paplekaj 22 vjeç banues në lagjen Besёlidhja Lezhe dhe Jetmir Palekaj 29 vjeç banues ne fshatin Bleran Shkodёr.
Dy ditë më parë policia e Lezhës shoqëroi 50-vjeçarin që shfaqej në video.
Gjatë deklarimeve ai është shprehur se i ka marrë paratë pa deklaruar subjektin politik që e ka paguar, ndryshe nga sa është shprehur në video.
Lexo edhe
Qytetari: Mora 200 mijë për 4 vota, Edi Rama i fitoi zgjedhjet me lekë