Aktualitet

20 min takim “kokë më kokë”/ Çfarë diskutoi Basha dhe Meta në Presidencë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:13 - 03/03/20 |
mapo.al

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim në Presidencë kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Takimi ‘kokë më kokë’ ka zgjatur 20 minuta. Burime bëjnë me dije se është diskutuar mundësia për zgjedhje të parakoshme dhe zgjidhja e ngërçit politik në vend.


Ditën e djeshme u mbajt manifestimi i thirrur nga Presidenti, për rreth dy orë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku u firmos edhe dekreti për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese tek Presidenti.


Presidenti Meta deklaroi dje se do presë deri më 15 mars, kur pritet që palët politike të miratojnë Reformën Zgjedhore, dhe pastaj do të firmosë për shpërndarjen e Parlamentit, dhe për këtë ai u betua para mijëra qytetarëve të mbledhur në shesh.


“Nëse grushti i shtetit, organizata mafioze ndërkombëtare, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë e jap fjalën, në emër të këtij flamuri, për të cilin janë vrarë mijëra e mijëra dëshmorë e heronj, se pas datës 15 mars, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, që është një kusht, populli kuqezi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por në mes të Parlamentit, atje, në mes të krimit. Unë i pari dhe gjithë populli kuqezi, jemi populli që vuajtëm më shumë se kushdo komunizmin, jemi një popull që jetën e japim, demokracinë jo.


Shumë prej jush mund të kenë pasur ndonjëherë vërejtje për tonin tim, por duhet të dini që unë në publik për hir të disa interesave shtetërore, nuk kam treguar as 10% të krimeve që kanë ndodhur kundër sovranitetit tuaj dhe Reformës në Drejtësi. Prandaj, ju siguroj se kjo pranverë kuqezi nuk ndalet më, deri në rivendosjen e plotë të sovranitetit tuaj. Tani do iu lutesha shumë, me qetësi dhe drejtësi, tani kam një lutje për të gjithë ju”, -tha Meta.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas