Sport

20 mln euro në sezon tek United? De Ligt: Po ju a do pranonit?!





               Publikuar në : 18:00 - 27/05/19 |
mapo.alm

Matthijs de Ligt është kthyer në telenovelë merkatoje duke ia nxjerrë emrin e tij sa tek Manchester United, e sa herë të tjera tek Barcelona.  Sipas raportimeve të fundit Manchester United është shumë pranë tij, duke qenë se i ka ofruar kontratë me pagë rreth 20 milionë euro në sezon, teksa do paguajnë 75-80 milionë euro tek Ajax për kartonin e tij.


Në lidhje me këto zëra dhe këto shifra mbrojtësi 19-vjeçar ka folur në një intervistë për “Fox Sports” ku theksoi:



“Kam parë pagën që do të merrja. A do pranonit ju? Njerëzit duhet t’i marrin këto lajme pak si me kripë. Historitë janë qesharake.


Gjithkush ka folur për të ardhmen time gjatë një viti. Një ditë do të shkoj atje, dhe të nesërmen do të shkoj diku tjetër. Kam bërë mjaft turne nëpër Europë apo jo?

Fokusi im është në Nations League dhe pas kësaj unë do të shoh se çfarë do të ndodhë”.

Ashtu si në intervistën për “ESPN” holandezi ka lënë të hapur çdo mundësi rreth të ardhmes së tij, duke mos dhënë sinjale të qarta se ku dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm dhe në vijim.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas