fbpx

Aktualitet

20 vite nga hyrja e NATO-s, Klinton: Lini ‘armët’ nisni diskutimet





               Publikuar në : 12:39 - 12/06/19 |
mapo.al

Ish-Presidenti amerikan, Bill Klinton që vendosi gurin e themelit për çlirimin e Kosovës 20 vite më parë, sot ka folur në sheshin e Prishtinës, duke apeluar që dy vendet të diskutojnë hapur dallimet e tyre dhe të arrijnë progres përmes paqes.


“Ku doni të shkoni pas 10 viteve? Keni pasur kurajo të luftoni për shtëpitë tuaja, fëmijët tuaj. Tani kurajo: Lëshoni armët në tokë dhe nisni e diskutoni haptazi për dallimet e tuaja mes dy vende. Duhet Kurajo dhe durim për të ndërtuar të nesermen dhe për të nderuar gjithmonë të dashurit tuaj që humbët në luftë”, u shpreh ai.



Në ceremoninë për 2- vjetorin e hyrjes së NATO-s, ka folur edhe ish-sekretarja e Shtetit Amerikan, Madelenie Albright. Ajo tha se ka ardhur koha për të lëvizur përpara. Ndërsa, u shpreh se tashmë kosovarët i kanë treguar botës se janë njerëz të zot.


“Jam e krenare me atë që kemi bërë së bashku. Lufta në Kosovë ka qenë një përballje e vrasjeve barbare ndaj popullsisë, më e rëndësishma është se ia dolëm – kauza jonë ishte e drejtë”, tha Albright.

20-vjetori i hyrjes së NATO-së në Kosovë ka mbledhur personalitete të shumta sot në Prishtinë, mes tyre janë dhe Presidenti Ilir Meta e Kryeministri Edi Rama.

 


Etiketa: , , , , , , ,

Pas