Kanë mbërritur në Tiranë 200 ekspertët e parë të FBI-së që do të angazhohen në një hetim me spektër të gjerë të kriminalitetit në Shqipëri.
Avokat Spartak Ngjela e ka publikuar lajmin në facebook, duke sqaruar se 200 ekspertë të tjerë të FBI-së do të vijnë së shpejti në Tiranë.
Përmes mesazhit në facebook, Ngjela sqaron se hetimi I FBI shtrihet në organet e drejtësisë, në administratën e lartë shtetërore, në treg dhe në rrugë.
Deklarata e Ngjelës
Ajo që pritej filloi: FBI filloi dje dhe vazhdon edhe sot e më tej hetimin në Shqipëri për vetingun dhe për krimin në të katër rrafshet: në organet e drejtësisë, në administratën e lartë shtetërore, në treg dhe në rrugë.
Janë rreth 200 ekspertë të FBI-së deri tani dhe numri do të dyfishohet, të angazhuar në një hetim me spektër të gjerë të kriminalitetit në Shqipëri.
Në fakt kjo është tabloja e egër që iu ka marrë frymën shqiptarëve në mbi 20 vjet dhe i ka zhytur këta në një varfëri ekstreme.
Dhe jo vetëm kaq: është pikërisht ky krim i katërfishtë – në drejtësi, në administratën shtetërore, në treg në funksion të klientelës së lidhur me qeveritë e korruptuara, dhe, në krimin e rrugës, si lidhje me pushtetarë të veçantë për të trembur biznesin – të cilit tani po i vjen fundi, por që ka detyruar dy milionë shqiptarë të lënë atdheun e tyre në 25 vjet.
Abuzimi që ka ushtruar sistematikisht korrupsioni i Prokurorisë, e ka bërë krimin e rrugës një dominante të jetës në qytetet e mëdhenj. Në to sundon vrasja, frika e gjobat që këta i vendosin bizneseve sepse mbrohen nga politika e lartë dhe organet e drejtësisë.
Por hetimi do të jetë me spektër shumë të gjerë. Erdhi më në fund koha që edhe ne shqiptarët do të fillojmë të marrim frymë lirisht në atdheun tonë.
ishalla po te arrestojne ty te parin Avokat, sebashku me bjondinen tende.
200 kilogram lesh te negjmijes nga vlora kan ardh.ka rjedhur ky matuf fare.qe 10 vite thua broqkulla e rama nuk te ben minister.rama vllahutin habilajt tahiri e lu si mish me thu.