Friday, March 24, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

200 miliardë dollarë! Pse Katari e pagoi keq shtrenjtë publicitetin për Kupës së Botës

Katari ka ftuar mbarë botën në kombin e tij të vogël dhe e ka paguar shumë shtrenjtë “çmimin”, pa llogaritur dyshimet se korruptoi zyrtarët e FIFA-s për të fituar të drejtën e organizimit të turneut më madhështor dhe më spektakolar të planetit

by us er1
18/11/2022
in Kryesore, Revista, Sport
0

Katari i vogël ka ftuar mbarë botën në kombin e tij të vogël dhe e ka paguar shumë shtrenjtë “çmimin”, pa llogaritur dyshimet se korruptoi zyrtarët e FIFA-s për të fituar të drejtën e organizimit të turneut më madhështor dhe më spektakolar të planetit

Ky është një Botëror që, me të drejtë, nuk duhej të ishte. Katari ishte gjithmonë një zgjedhje e dobët për ngjarjen më të madhe dhe më të rëndësishme sportive në botë, por jo vetëm sportive, për arsye të ndryshme si gjeografia, klima, mungesa e traditës së futbollit dhe trajtimi i punëtorëve migrantë, homoseksualëve, grave dhe kritikëve ndaj shtetit të vogël arab. Këto nuk janë çështje të reja; që u mësuan tani, por ishin të njohura në vitin 2010 kur FIFA, organi qeverisës i futbollit botëror, i dorëzoi shtetit të vogël të Gjirit organizimin e finaleve të Kupës së Botës 2022. Ekziston një arsye pse të gjitha këto çështje u anashkaluan: dhe arsyeja ka të bëjë me paratë.



Akuzat për korrupsion kanë njollosur nivelet më të larta të FIFA-s, edhe para se të merrej vendimi i saj 12 vjet më parë, për t’i dhënë në një ditë Rusisë dhe Katarit organizimin e dy Kupave të Botës (zakonisht vendimi merrej vetëm për turneun e radhës). Më shumë se gjysma e anëtarëve të komitetit ekzekutiv të FIFA-s që votuan për atë vendim janë akuzuar, pezulluar ose kanë dhënë dorëheqjen mbi akuzat. Katari ka mohuar çdo parregullsi.

Por është e padiskutueshme që Katari i pasur me naftë ka hedhur shuma të paprecedentë parash në këtë Kupë Botërore, në përpjekje për të kapërcyer të gjitha kritikat dhe problemet që nënkuptonin se ai nuk duhet të kishte qenë kurrë një vend organizator. Doha ka shpenzuar të paktën 200 miliardë dollarë për të ndërtuar stadiume të reja, një metro dhe infrastrukturë moderne, jo vetëm për të pritur 1.5 milionë vizitorë këtë muaj, por edhe për promovimin dhe zhvillimin e shtetit të saj.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve, mbeten ende disa çështje të mprehta, nga akomodimi tepër i shtrenjtë (për disa do të jetë fat që të gjejnë ndonjë vend) deri te ndalimi i birrës në minutën e fundit, në zonat ku do të qëndrojnë tifozët në stadium, edhe pse Budëeiser është sponsor i turneut. Ka pasur një kosto edhe më të madhe: jetët e një numri të panjohur punëtorësh migrantë (Katari kundërshton raportet e mediave për mijëra të vdekur dhe e vendos numrin e të vdekurve në tre, që nga fillimi i ndërtimit). Sakrifica e tyre duhet të mbahet mend kur Katari të luajë kundër Ekuadorit në stadiumin Al-Bayt, të dielën. Lojtarët dhe tifozët duhet të përfitojnë plotësisht nga skena botërore, që do të jetë e tyre për një muaj, për të shprehur të tilla shqetësime.

Fakti që bota është njohur me  vdekjet e punëtorëve dhe për të gjitha shkeljet e tjera të Katarit, kryesisht mbi të drejtat e njeriut, kjo ka ndodhur pikërisht për shkak të Kupës së Botës. Edhe këtu nuk është për të lavdëruar FIFA; gjithçka ka ardhur nga përpjekjet e aktivistëve, denoncuesve dhe gazetarëve hulumtues. Shkëlqimi i publicitetit e ka detyruar Katarin të përmirësojë trajtimin e tij ndaj punëtorëve të huaj, të paktën pjesërisht. Sistemi i tij Kafala, i lidhjes së tyre me punëdhënësit është riparuar dhe të drejtat e punëtorëve tani janë më të mira se sa në fqinjët e tij, në rajonin konservator arab.

Katari nga ana tjetër është i befasuar nga masa e përçmimit prej perëndimit. Në një farë mënyre, Doha ka të drejtë kur vë në dukje relativizmin moral dhe madje racizmin midis kritikëve të saj. Nuk është në asnjë mënyrë mikpritësi më i keq i Kupës së Botës. Lejimi i Rusisë për të pritur turneun në vitin 2018, vetëm katër vjet pasi ajo aneksoi Krimenë, dhe kur ajo rrëzoi madje edhe një avion pasagjerësh, ishte padyshim shumë më i diskutueshëm. Dhe sigurisht, Katari nuk është Argjentina, junta ushtarake e së cilës priti turneun në vitin 1978 dhe fitoi Botërorin me “dhunë”.

Realiteti është se, nëse Kupa e Botës do të jetë vërtet globale – dhe duhet të jetë – ka shumë pak vende vlerat e të cilave janë të pranueshme botërisht. Arsyeja e dukshme pse u zgjodh Katari ishte premtimi i tij për të përhapur më tej, në botën arabe, gëzimin që futbolli sjell për miliarda njerëz.

Katari ka ftuar mbarë botën në kombin e tij të vogël dhe e ka paguar shumë shtrenjër “çmimin”. FIFA-s, gjithashtu, i është dashur të rishikojë mënyrat e saj të turbullta të të bërit biznes dhe duhet të vazhdojë të rregullojë imazhin mbi veprimet dhe vendimet e saj “të pista”. Në qendër të vëmendjes së Kupës së Botës do të dallohen jo vetëm festimet e tifozëve për fitoret dhe ndeshjet e bukura, por edhe hijet e krijuara nga fasada e ndërtuar me kujdes e Katarit. Bota tani e ka kthyer vëmendjen nga Katari. Shpresohet dhe duhet që trashëgimia e këtij turneu magjik të mbetet pozitive edhe pas përfundimit të tij dhe më tej.

Marrë nga Financial Times/ Marrë nga Liberale.al/

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Gazetarë dhe diplomatë, në promovimin e librit të Mero Bazes

Gazetarë dhe diplomatë, në promovimin e librit të Mero Bazes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In